Storje Suksesi
Një rrëfenjë zanash 2.0
2/4 Katër portretet e veçanta që do të sjellim përmes këtyre reportazheve janë histori frymëzuese. Ylli, Zana, Rrezearti dhe Blerinda rrëfejnë se si kanë gjetur forcën e nuk e kanë humbur asnjëherë besimin për të ndjekur ëndrrat e tyre në Kosovë. Përmes kësaj pune modeste, qëllimi ynë është të vëmë në pah punën e palodhshme dhe pa shumë bujë të këtyre grave e burrave të cilët bashkë edhe me të tjerë si ta kontribuojnë në transformimin e vendit dhe të shoqërisë kosovare.
“Kam lindur e jam rritur në Kosovë, jam produkt i Kosovës”. Ky është letërnjoftimi i Zana Tabakut, njërës prej pioniereve femra në fushën e informatikës në Kosovë. Më e vogla nga shtatë fëmijët e familjes, ajo humb babën në një moshë të re dhe rritet nga nëna e saj, një grua e fortë, me shpirt ndërmarrëseje, e cila do t’i shërbejë Zanës si model. Për më tepër, në kompaninë e saj “AppDec” që merret me zhvillimin e aplikacioneve, 40% nga 30 punëtorët e saj janë gra, por Zana synon barazinë e plotë.
As dymbëdhjetë ndërhyrjet kirurgjike, të cilave u është nënshtruar dhe as situata politike e ekonomike e paqëndrueshme në Kosovë, nuk kanë mund ta ndalin udhën e Zanës drejt suksesit, pa ëndërruar asnjëherë ta lëshojë vendin e saj.
Nga një pasion i lindur në internet kafetë e një lagjeje të humbur të Prishtinës deri te ngritja e një kompanie aplikacionesh që sot vlen më shumë se një milion euro, udhëtimi i Zana Tabakut është më se mbresëlënës. Dhe rrëfenja nuk mbaron këtu!
Të ngjashme
Të tjera nga Storje Suksesi
E-Diaspora
-
Foto
KUR VESHJA BËHET IDENTITET! Një mbrëmje që e ktheu traditën shqiptare në spektakël kulturor!... -
1 Maji “ndez” Zvicrën: Mijëra në rrugë në Cyrih dhe Bernë, nga protesta paqësore te përplasjet me policinë -
KQZ: Mërgata ka 12 ditë kohë për t’u regjistruar për zgjedhjet në Kosovë -
Zvicra përballet me “mafian e biçikletave”, disa e-bike të vjedhura përfundojnë në Kosovë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Zvicër
-
Lucern: Gruaja gjendet në banesën e saj disa muaj pasi kishte vdekur Në qytetin e Lucernës, një grua ka mbetur e vdekur në apartamentin e saj për muaj... -
Mundësi me rrënjë shqiptare, Naim Fejzaj kthehet në ring pas sulmit në tru -
Zvicër: Shitjet me pakicë, në rënie -
Aferë dashurie midis dy gjyqtarëve federalë -
Shumica pro nismës “Jo Zvicër 10 milionëshe”: Këto janë qëndrimet e partive













