Storje Suksesi
Blerinda, ambasadore e klimës dhe e ambientit në Kosovë
3/4 Katër portretet e veçanta që do të sjellim përmes këtyre reportazheve janë histori frymëzuese. Ylli, Zana, Rrezearti dhe Blerinda rrëfejnë se si kanë gjetur forcën e nuk e kanë humbur asnjëherë besimin për të ndjekur ëndrrat e tyre në Kosovë. Përmes kësaj pune modeste, qëllimi ynë është të vëmë në pah punën e palodhshme dhe pa shumë bujë të këtyre grave e burrave të cilët bashkë edhe me të tjerë si ta kontribuojnë në transformimin e vendit dhe të shoqërisë kosovare.
T’i qëndrosh afër vendlindjes, do të thotë të rrish afër natyrës së saj po ashtu. Është përkufizimi më i mirë i patriotizmit që na sjell ndërmend Blerinda Veliu, e pasionuar pas tokës, fryteve të saj si dhe specieve që e banojnë. Pas një vit e gjysmë studimesh jashtë vendit, ajo është kthyer në Kosovë me qëllim që dijet e nxëna dhe përvojat e marra t’i ofrojë në shërbim të ambientit ku jeton. Bashkë me të motrën Arnitën, ajo ka nisur një start-up për prodhimin e çajrave organikë të certifikuar, “Botanic”, produktet e të cilit shpërndahen në krejt Kosovën si dhe jashtë saj.
Për Blerindën bujqësia është një profesion fisnik dhe mu kjo është arsyeja që ajo asnjëherë nuk ka dashur të zhvendosë kompaninë e saj nga fshati i lindjes; të rrish pranë natyrës dhe të mbjellave është qenësore për të.
Ajo është e vetëdijshme se vendet e Evropës Perëndimore janë më të zhvilluara, e ka parë këtë me sytë e saj, por ajo e di gjithashtu se kjo ka ndodhur falë sakrificave të popujve të këtyre vendeve. Kështu, Blerindës nuk i trembet syri që të bëjë të pamundurën për të kontribuuar në zhvillimin e Kosovës dhe në mbrojtjen e natyrës në veçanti.
E-Diaspora
-
Pak para përfundimit të dënimit, humb jetën 37-vjeçari shqiptar në burgun e Zvicrës Dëshmia e babait të shqiptarit që humbi jetën në burgjet e Zvicrës: Gjithçka ishte e qëllimshme...
-
“Smartycom AG”, kompania e vetme shqiptare në panairin “Home Fair” në Zvicër
-
Nga cilat shtete kanë origjinën remitencat në Shqipëri?
-
Shqiptari arrestohet në Britani, akuzohet se vrau një rumun
-
Përurohet në Bernë vepra publicistike e Shaip Beqirit
Jeta në Zvicër
-
30 km/orë, jo shumë i preferuar në Zvicër Një sondazh sugjeron se ideja që të gjitha rrugët në qendrat e qyteteve të kenë kufirin...
-
Partitë dhe shoqatat zvicerane, në favor të ringjalljes së bisedimeve me BE-në
-
Zvicra do të zbatojë paketën e dhjetë të sanksioneve kundër Rusisë
-
Qeveria zvicerane do të bëjë ulje të përkohshme të kontributeve në këto dy skema
-
Berna sanksionon shkelësit e mbeturinave