Lajme
Cyrihu u ofron nga 500 CHF për person ukrainasve që duan të kthehen në atdhe
Ndërkohë, në kantonin e Cyrihut tashmë janë të punësuar 1000 refugjatë. Një muaj më parë ishin ende rreth 650
Aktualisht janë rreth 10,400 njerëz nga Ukraina me statusin e mbrojtjes S në kantonin e Cyrihut, ka bërë të ditur për mediat drejtori i sigurisë i këtij kantoni, Mario Fehr, transmeton albinfo.ch. Ky status atyre u skadon në mars të vitit 2023.
Qeveria Federale duhet të mendojë në kohën e duhur se si do të vazhdojë më tutje, është shprehur Fehr.
Deri në 80 për qind e njerëzve nga Ukraina deri më tani janë akomoduar privatisht, tha Jörg Kündig, kryetar i Shoqatës së Këshillave Komunal, shkruan srf.ch.
Në qytetin e Cyrihut të strehuar privatisht janë madje 90 për qind e personave me statusin S, ka thënë këshilltari i qytetit, Raphael Golta.
Janë duke u zhvilluar planet për akomodim afatgjatë dhe po ashtu mund të merren në konsideratë edhe “fshatrat me kontejnerë”. Detajet do të komunikohen në vjeshtë.
Numri i lejeve të punës që u jepen njerëzve që kërkojnë mbrojtje nga Ukraina është rritur ndjeshëm javët e fundit. Në kantonin e Cyrihut tashmë janë të punësuar 1000 refugjatë, përcjell albinfo.ch. Një muaj më parë ishin ende rreth 650.
Në shumicën e rasteve bëhet fjalë për marrëdhënie normale pune, një pjesë e vogël e lejeve të punës kanë të bëjnë me praktikën për të filluar karrierën, njofton Zyra për Ekonomi dhe Punë (AWA).
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë













