Lajme
Kolona të gjata të pritjes nëpër pikat kufitare të Kosovës
Ardhjet e mërgimtarve
Kolonat e gjata të pritjes nëpër pikat kufitare kanë filluar, veçmas ato me Serbinë, përcjell albinfo.ch.
Zakonisht sezoneve të ardhjes së mërgimtarëve në Kosovë krijohen edhe kolonat nëpër pika të ndryshme kufitare të Kosovës.
Tani për tani pika më e ngarkuar kufitare mbetët ajo te Dheu i Bardhë, kufiri me Serbinë, ku kolona që pret në hyrje për Kosovë është mbi 100 metra, ndërsa për dalje nga Kosova në drejtim të Serbisë është mbi 10 metra e gjatë.
Kurse pritjet për të hyrë në këtë pikë kufitare janë rreth rreth 30 minuta, ndërsa pritjet për të kaluar në Serbi janë afro 5 minuta.
Gjithashtu e ngarkuar është edhe pika tjetër, po ashtu me Serbinë, ajo në Merdar, ku pritjet për të hyrë në Kosovë janë rreth 15 minuta, ndërsa për të dalë nga Kosova duhen aktualisht rreth 40 minuta, kurse kolona e veturave në hyrje është afro 30 metra, ndërsa në dalje mbi 50 metra e gjatë.
E më pak e ngarkuar mbetët pika kufitare tjetër me Serbinë, e cila ndodhet në pjesë veriore të vendit, Jarinje, ku kolonat në hyrje dhe në dalje janë rreth 30 metra, ndërsa pritjet procedurale janë rreth 10 deri në 30 minuta.
Në pikat e tjera kufitare me vendet e tjera situata mbetët e njëjtë, ku trafiku zhvillohet normalisht.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil Njerëzit në gjendje emergjence që nuk mund të gjejnë strehim akomodohen në disa komunitete me refugjatë... -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër -
Katër miliardë franga në shpenzime mjekësore “të pajustifikuara” në vit -
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën










