Lajme
Edhe Zvicra po përballet me problemin e ujit
Një numër në rritje i komunave kanë kufizuar përdorimin e ujit, pasi pjesë të mëdha të Zvicrës përballen me valën e të nxehtit.
Rajonet në pjesët lindore dhe perëndimore të vendit njoftuan një ndalim të pompimit të ujit nga lumenjtë, përrenjtë dhe pellgjet.
Disa kanë ndaluar gjithashtu mbushjen e pishinave private, përdorimin e spërkatësve të ujit apo larjen e veturave, shkruan Swissinfo.ch.
Disa pjesë të lumit Rhine dhe liqenit të Konstancës janë mbyllur për shkak të niveleve të ulëta të ujit.
Autoritetet gjithashtu kanë këshilluar njerëzit që të përmbahen nga ndezja e zjarrit në pyje.
Qeveria zvicerane paralajmëroi për probleme shëndetësore, veçanërisht për të moshuarit në rajonet jugore, për shkak të valës së të nxehtit.
Temperaturat maksimale arritën 38.1°C (100.5°F) në Gjenevë të martën, ndërsa qyteti i Bazelit regjistroi 36.5°C, sipas MeteoSwiss, agjencia shtetërore e motit.
Kjo është më pak se 39.7°C e matur në Gjenevë shtatë vjet më parë dhe 41.5°C në Zvicrën jugore, në vitin 2003.
E-Diaspora
-
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare Fight Night Rheintal do të mbahet më 27 qershor 2026 në Oberriet dhe pritet të mbledhë... -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali -
St. Gallen
Në Simpoziumin e St. Gallenit, Kusari-Lila takon ministren zvicerane Karin Keller-Sutter
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë pesë rreziqet që i kanosen Zvicrës, sipas qeverisë? Qeveria zvicerane publikon pesë rreziqet kryesore për vendin... -
Zermatt ka më shumë të huaj se zviceranë -
Zvicra me “parajsë të re tatimore” për kompanitë -
Zyrtarisht: Zvicra vendos kontrolle kufitare gjatë samitit të G7 në Francë -
Zvicër: Gjenden 14 kilogramë kokainë të fshehura në parakolpin e veturës














