Lajme
Reshje të fuqishme shiu dhe breshër, në disa regjione të Zvicrës
Stuhitë sollën pak freskim me vete pasditen e së mërkurës. Por mteorologët vazhdojnë të presin temperatura të larta verore, edhe të enjten
Pas disa ditëve me mot të nxehtë dhe të thatë, të mërkurën pasdite ra sërish shi në disa pjesë të Zvicrës. Por kjo u shoqërua edhe me breshër, transmeton albinfo.ch. Pati raportime për breshër, veçanërisht nga regjioni Berner Oberland.
Dy burime shumë aktive të stuhive kanë kaluar midis Valisit dhe Emmentalit si dhe përtej Jurës në orët e vona të pasdites. Raporte për breshër vijnë nga Berner Oberland. SRF Meteo ka treguar kokrra të mëdha breshëri në Twitter.
Alertswiss, aplikacioni i alarmit i Zyrës Federale për Mbrojtjen Civile (Babs), ka lëshuar një paralajmërim për stuhi të nivelit 4 (rrezik i madh) për rajonin rreth Brienz-it dhe Interlaken-it në Berner Oberland herët në mbrëmje të së mërkurës. Paralajmërimet janë dhënë për rrezik vërshimi dhe valë të mundshme të baticës.
Stuhitë sollën pak freskim me vete pasditen e së mërkurës. Por meteorologët vazhdojnë të presin temperatura të larta verore edhe të enjten, nga 28 deri në 30 gradë, përcjell albinfo.ch. Megjithatë, nxehtësia duhet të ndihet si më pak e rëndë se që ishte deri sot.
Të mërkurën temperaturat sërish arritën në nivele prej mbi 30 gradëve. Në Zvicrën gjermanishtfolëse termometri ka matur 30 deri në pothuajse 34 gradë. Por, më e nxehta ishte me 36.7 gradë Gjeneva. Në Chur ishte 35 dhe në aeroportin e Cyrihut 34.2 gradë.
(Fotot: Twitter, Meteo SRF)
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













