Kuriozitete
Aeroplani që mund të qëndrojë me muaj pa karburant në ajër
E gjithë kjo falë një projekti të zhvilluar në Zvicër.
Sektori i aviacionit ka arritur suksese të mëdha gjatë historisë. Vitet e fundi është përpjekur të ndërmarrë një sërë hapash jetikë drejt një metode më të qëndrueshme fluturimi.
Inxhinierët Bertrand Piccard dhe Bertrand Borschberg krijuan një avion prototip që funksionon vetëm nga energjia diellore fotovoltaike, si ditën, ashtu edhe natën. Një aeroplan i njohur si “Solar Impulse 2”, i mbuluar me më shumë se 17 000 panele diellore, ishte në gjendje të qëndronte në ajër për muaj të tërë pa përdorur asnjë pikë karburanti dhe të bënte xhiron e planetit.
Projektuar në vitin 2016, tre vjet më vonë u ble nga “startup”-i spanjoll-amerikan Skydweller Aero, i specializuar në dizajnimin e komponentëve të aviacionit dhe hapësirës ajrore. Qëllimi i kompanisë ishte ta bënte “Solar Impulse 2” një pseudo-satelit me më pak ndikim mjedisor sesa avionët komercialë të zakonshëm.
Duke folur për CNN, CEO i Skydweller, Robert Miller, shpjegoi se nga çfarë përbëhet saktësisht një pseudo-satelit me këto karakteristika: “Është një avion që qëndron në ajër për një kohë të pacaktuar. Kjo do të thotë se mund të zgjasë në ajër për një periudhë prej 30, 60 ose 90 ditësh, ndoshta një vit. Dhe mund të bëjë në thelb gjithçka që një satelit mund të bëjë”.
Që nga blerja e tij në vitin 2019, kompania ka punuar për modifikimin e dizajnit të avionit, me qëllim rinisjen e tij në nëntor 2020. Që atëherë, avioni ka kryer gjithsej 12 fluturime testuese. Për momentin, ky avion është në fazën e testimit dhe tashmë ka ngjallur interes në Marinën e Shteteve të Bashkuara, e cila ka investuar më shumë se 5 milionë dollarë për të hetuar potencialin e avionit.
Ky është avioni i parë prototip në histori që punon me energji diellore fotovoltaike. Në fakt, ai mund të qëndrojë në ajër në varësi të gjerësisë gjeografike në të cilën ndodhet, si dhe nga orët e diellit të disponueshme në vendin ku është funksional. Sa i përket karakteristikave të avionit, krahët e tij kanë një gjatësi prej rreth 14 metrash. Mund të fluturojë në lartësi deri në 14 km. Përveç kësaj, ai peshon rreth 2500 kilogramë dhe mund të përballojë ngarkesa deri në 400 kilogramë.
E-Diaspora
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville Filmi shfaqet në kuadrin e festivalit të filmit "Kino Kosova" që po mbahet në kinemanë RiffRaff...
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
-
Gjermani
Iu dha lamtumira e fundit dje mërgimtarit nga Gjermania që humbi jetën në vendin e punës
-
Paris
Paris: Sukses i madh i filmit “Tashko & Koço”
Jeta në Zvicër
-
Transmetuesit publikë zviceranë tërhiqen nga X/Twitter Transmetuesit publik zviceran RTS dhe SRF po reduktojnë në mënyrë drastike komunikimet e tyre përmes rrjetit...
-
Air India kthehet në Cyrih pas më shumë se 25 vitesh
-
Cyrih
Aeroporti i Cyrihut, më i pastërti në Evropë
-
Operacioni Pandora: Qendrat e thirrjeve mashtruan edhe në Zvicër
-
Testet e para në Appenzell për të prezantuar patentë shoferin digjital