Shqipëria
Shqipëri: Rigjallërohet turizmi
Qytetarët nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Greqia, Italia e Anglia janë ata që përbëjnë pjesën më të madhe të turistëve në 6 muajt e parë të vitit.
Turizmi po përjeton ditët më të mira, duke i dhënë fund perceptimit se plazhet e vendit po braktiseshin. Kjo të paktën referuar shifrave zyrtare. Sipas Institutit të Statistikave, në qershor në vend hynë më shumë se 1,3 milionë vetë, shifër kjo ndjeshëm më e lartë se vitin e shkuar e madhe duke tejkaluar edhe 2019-ën.
E marrë në 6-mujor, sipas INSTAT vendin e kanë vizituar më shumë se 4.8 milionë pushues shqiptarë e turistë tëhuaj, shifër kjo më e larta historike. Ecuria pozitive, sipas operatorëve, ka vijuar të theksohet edhe më tej këtë muaj.
Qytetarët nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Greqia, Italia e Anglia janë ata që përbëjnë pjesën më të madhe të turistëve në 6 muajt e parë të vitit. Pushues ka pasur edhe nga vende jo shumë tradicionale për turizmin veror shqiptar.
Operatorët turistikë parashikojnë që ky sezon turistik veror të rritet me 30 deri në 40 për qind krahasuar me periudhën e pandemisë, duke iu shkëputur përfundimisht hijes së Covid-19, e madje krizës së çmimeve.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa vetura dëmtohen dhe plaçkiten në Chambésy Policia në kantonin e Gjenevës po heton një seri thyerjesh të veturave të raportuara në zonën... -
Botërori 2026 pritet të ketë pak ndikim në ekonominë zvicerane -
Ndërron jetë kardinali zviceran Emil Paul Tscherrig -
Zvicra mbetet destinacioni më i preferuar për gjermanët që jetojnë jashtë vendit -
Policia e Cyrihut nuk publikon gjithmonë kombësinë e të dyshuarve














