Shqipëria
Shqipëria e Italia, me marrëveshje për pensionet
Shqipëria e Italia kanë arritur marrëveshje teknike mes Italisë dhe Shqipërisë për njohjen e pensioneve.
Arritja e kësaj marrëveshjeje u cilësua si lajm i mirë nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.
“Lajm i mirë dhe i shumëpritur, Shqipëria dhe Italia konkluduan bisedimet teknike të marrëveshjes për sigurimet shoqërore. Kjo marrëveshje realizon njohjen reciproke të kontributeve e përfitimeve të pensioneve. 500 mijë shqiptarë dhe familjet e tyre pritet të përfitojnë pas nënshkrimit të marrëveshjes. Kuvendi ka mbështetur përpjekjet dhe bashkëpunimin e Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Italisë për zhvillimin e negociatave teknike dhe e ka mbajtur këtë çështje në prioritetet e bashkëpunimit me Dhomën e Deputetëve dhe Senatin e Italisë”, theksoi Nikolla, transmeton Albinfo.ch.
Nikolla u shpreh se “ratifikimi i marrëveshjes për pensionet, ndër prioritetet e sesionit të ri parlamentar”.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e cilësoi lajm të mirë për shqiptarët marrëveshjen e arritur mes Italisë dhe Shqipërisë për njohjen e pensioneve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla deklaron se nga marrëveshja për pensionet u vjen në ndihmë 500 mijë shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Itali.
“Shqipëria dhe Italia sapo kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet. Pas përfundimit të procesit teknik, do të ndiqen procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje dhe, më në fund, pas një përpjekje të gjatë e thuajse të pamundur, rreth 500 mijë shqiptarë pritet të përfitojnë me hyrjen e saj në fuqi”, tha Balla.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin








