Lajme
Gjermania, vendi i parë në Europë që ndalon ujin e ngrohtë
Gjermania, vendi i parë në Europë që ndalon ujin e ngrohtë dhe ngrohjen në vendet publike
Qyteti gjerman i Hanoverit është bërë qyteti i parë në Europë që ndalon ujin e nxehtë dhe ngrohjen qendrore në ndërtesat publike pas ndërprerjes së furnizimit me gaz nga Rusia, sipas mediave të huaja, përcjell albinfo.ch.
Hapi drastik vjen pasi gjermanëve u është thënë se do të paguajnë fatura të larta të energjisë elektrike dhe se do të merren masa gjithëpërfshirëse të racionimit të gazit që do të ndikojnë në jetën e tyre të përditshme. Në përgjigje, Hanoveri, kryeqyteti i Saksonisë së Ulët në veriperëndim të vendit, do të ndërpresë ujin e nxehtë në ndërtesat publike, pishinat, sallat sportive dhe palestrat.
Masa të tjera për kursimin e gazit përfshijnë ndalimin e shatërvaneve publike dhe fikjen e dritave të natës në ndërtesat kryesore, si bashkia dhe muzetë. Kryetari i Bashkisë së qytetit, Belit Onay, foli për një ‘mungesë të madhe të gazit’ që nënkuptonte se ata duhej të reduktonin konsumin e energjisë së qytetit me 15%.
Planet parashikojnë mbylljen e ngrohjes brenda ndërtesave publike midis shtatorit dhe prillit të çdo viti dhe termostatet do të vendosen në temperaturën 20C për pjesën tjetër të vitit, megjithëse do të ketë disa përjashtime.
Do të ketë gjithashtu një ndalim të kondicionerëve portativë, ngrohësve dhe radiatorëve në mesin e popullatës së përgjithshme.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin











