Lajme
Autobusi me të cilin u aksidentua vetura e mërgimtarëve ishte ndalur në rrugë për shkak të një defekti
Detaje nga aksidenti i sotëm
Mërgimtari Sh.S. dhe bashkëshortja e tij, M.S. kishin marrë rrugën nga Sllovenia për t’i kaluar pushimet në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Por një aksident i rëndë në të cilin u përfshinë ua ndali në gjysmë planet për të takuar familjarët e për t’u çmallur me vendlindjen e tyre. Vetura me të cilën po udhëtonin bashkë me dy fëmijët e tyre, E.S. 5-vjeç dhe S.S 3-vjeç, u ndesh me një autobus dhe si pasojë, dy prindërit humbën jetën, ndërsa dy të miturit mbetën të lënduar rëndë.
Aksidenti tragjik ka ndodhur në fshatin Siboc të komunës së Podujevës, ku një autobus i kompanisë ‘Dita’ ishte ndalur në rrugë për shkak të një defekti. Në të ishte përplasur vetura e tipit Audi, të cilën e drejtonte Shemsedini.
Organet policore të Kosoves kishin dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, bashkë me ekipin e Emergjencës, ku mjeku kishte konstatuar vdekjen e dy mërgimtarëve. Ndërsa dy fëmijët ishin dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.
Ndërkohë rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se aksidenti me pasoja fatale ka ndodhur rreth orës 04:40 dhe trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Për rastin tragjik ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili ka thënë se janë të tronditur nga ky lajm, derisa u ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve e të afërmve të viktimave.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil Njerëzit në gjendje emergjence që nuk mund të gjejnë strehim akomodohen në disa komunitete me refugjatë... -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër -
Katër miliardë franga në shpenzime mjekësore “të pajustifikuara” në vit -
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën













