Lajme
“Ministrat në Këshillin Federal punojnë në dëm të njëri-tjetrit”
Në dy hulumtime të bëra, Këshilli Federal ka marrë nota të këqija nga populli: mungesë e frymës ekipore, ngacmime të ndërsjella, mosbesim në mes të qeverisë dhe parlamentit...
Kohezioni dhe bashkëpunimi i anëtarëve të Këshillit Federal (Qeverisë Federale) shikohet në mënyrë kritike nga popullata. Kështu shkruajnë në botimet e tyre të sotme gazetat e së dielës, “SonntagsBlick” dhe “NZZ am Sonntag”.
Një sondazh përfaqësues i porositur nga “SonntagsBlick” ka treguar se shumica e popullatës nuk beson se Këshilli Federal punon mirë së bashku, transmeton albinfo.ch. “Ka një rivalitet të dukshëm në bord. Përmes vërejtjeve indiskrete, krerët e qeverisë tentojnë të dëmtojnë njëri-tjetrin”, thotë Michael Hermann, Drejtor Menaxhues i institutit kërkimor Sotomo, i cili ka kryer këtë sondazh.
Për 62 për qind të të anketuarve, formula magjike (qeveria me 7 ministra) është e tejkaluar në formën e saj aktuale. Megjithatë, ata nuk do të sakrifikonin një ministër nga SVP, PS, FDP apo partinë Qendra, për një ministër nga Partia e Gjelbër.
Në anketë janë vlerësuar edhe këshilltarët individualë federalë. Në vendin e parë është ministrja e Drejtësisë, Karin Keller-Sutter. “Ajo ishte në gjendje të dëshmonte veten duke pranuar refugjatët ukrainas. Departamenti saj është në fokus të kësaj krize”, thotë Hermann. Më së keqi në këtë sondazh ndahet Ignazio Cassis, aftësia e të cilit për të komunikuar është kritikuar.
Në të njëjtin drejtim shkojnë edhe rezultatet e hulumtimit të “NZZ am Sonntag”. Qeverisë i mungon shpirti i ekipit, është përfundimi i sondazhit Ka tri arsye kryesore për këtë. Së pari, formula magjike edhe këtu konsiderohet e vjetëruar, së dyti, departamentet e komunikimit në ministritë përkatëse janë përpjekur secila të vendosë ministrinë e saj në dritën më të mirë “dhe në këtë mënyrë ndoshta ka shkelur kufijtë”. Dhe së treti, marrëdhënia mes Këshillit Federal dhe Parlamentit ka pësuar dhe njerëzit nuk i besojnë më njëri-tjetrit.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern













