Kosova
Diplomacia e diasporës, çfarë përmban programi?
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë ka lansuar programin pilot për Diplomaci Qytetare. Ky program ka për qëllim t’i ndërlidhë profesionistët e rinj nga diaspora, duke u ofruar hapësirë dhe mundësi angazhimi në kuadër të MPJD-së, si pjesë e një angazhimi gjashtëmujor (6) në Kosovë për t’i shkëmbyer njohuritë dhe përvojat e tyre në kuadër të diplomacisë qytetare, me fokus te diplomacia e diasporës, diplomacia publike dhe ajo ekonomike.
Ditë më parë kjo ministri ka publikuar edhe detaje se si duhet të aplikohet.
Kush mund të aplikojë?
Qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë, pjesëtarët e diasporës së Kosovës, emigrantët dhe studentët jashtë vendit inkurajohen të aplikojnë.
Aplikantët duhet të jenë ose në vitin e fundit të studimeve të tyre universitare, vitin e parë të programit të tyre master, ose të sapodiplomuar (jo më shumë se 3 vjet që nga dhënia e diplomës).
Pse është e nevojshme kjo për shoqërinë?
Misioni i kësaj shoqërie është t’i ndihmojë kolegët të arrijnë potencialin e tyre në diplomacinë e diasporës, duke ndihmuar gjithashtu Kosovën të rritet në skenën ndërkombëtare.
Linku:
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













