Lajme
Tërmeti që goditi Kosovën, flet drejtori i Institutit Sizmologjik
Një tërmet me magnitudë 2.8 të shkallës së Rihterit ka goditur sot në mëngjes Kosovën.
Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, ka thënë për Telegrafin se tërmeti ka ndodhur rreth otës 08:28 dhe epiqendra e tij ishte në Viti, Kaçanik dhe fshatin Nikaj.
“Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, më 31.07.2022 në ora 08:28:46 sipas kohës lokale, Territori i Kosovës është goditur me një tërmet me magnitudë 2.8 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet III-IV ballë të Merkalit.
Thellësia hipoqendrore ishte 5 km. Epiqendra e këtij tërmeti ishte (Lokacioni me koordinata gjeografike: 42.252, 21.327: 7 km në Jugperëndim JP të Vitisë, 6 km në Verilindje VL të Kaçanikut dhe 2 km në Verilindje VL të fshatit Nikaj”, ka thënë Mustafa.
Ai ka shtuar se tërmeti në fjalë nuk kishte potencialin të rrezikoj qytetarët apo ndonjë dëm material për shkak të forcës se ulët.
“Nuk kishte vend për panik apo shqetësime, njëherësh ky tërmet dëshmon për zonën që është zonë aktive, e cila në të kaluarën kjo zonë ishte goditur me tërmete me intensitet të lartë bazuar në katalogun historik të tërmeteve, kjo zonë edhe në të ardhmen mund të gjeneron tërmete me magnitudë të intensiteti të lartë, ashtu sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë”, ka thënë Mustafa.
E-Diaspora
-
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C. Kosova prezantohet me sukses në “La Grande Fête” në Washington D.C.... -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë -
5000 nënshkrime ndalojnë ndërtimin e xhamisë shqiptare në Siebnen -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Iran tek industria ushqimore zvicerane Lufta në Gjirin Persik dhe bllokada e mëvonshme e Straits të Hormuzit nga Irani kanë ndërprerë... -
Shumë njerëz të sëmurë në Zvicër: Viruset e ftohjes, gripi dhe norovirusi qarkullojnë njëkohësisht -
Nikotina në duart e të rinjve: Varësia që fillon herët -
Çmimet e karburantit në Zvicër ende të larta -
Qyteti zviceran në mesin e pesë qyteteve me jetëgjatësinë më të lartë











