Lajme
Putin: Shtetet e Bashkuara janë kërcënimi kryesor për Rusinë
Presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi të dielën një doktrinë të re detare, e cila paraqet Shtetet e Bashkuara si rivalin kryesor të Rusisë dhe përcakton ambiciet globale detare për zona vendimtare, si Arktiku dhe Deti i Zi.
Duke folur në Ditën e Marinës së Rusisë në Shën Petersburg, Putin vlerësoi Pjetrin e Madh për bërjen e Rusisë një fuqi të madhe detare dhe rritjen e pozitës globale të shtetit rus, shkruan Reuters.
Pas inspektimit të marinës, Putin mbajti një fjalim të shkurtër, në të cilin paralajmëroi se Rusia kishte ndikimin ushtarak për të mposhtur çdo agresor të mundshëm.
Ai nënshkroi një doktrinë të re detare, e cila përcakton synimet e gjera strategjike të marinës ruse, duke përfshirë ambiciet e saj si një “fuqi e madhe detare” që shtrihet në gjithë botën.
Kërcënimi kryesor për Rusinë, thotë doktrina, është “politika strategjike e SHBA-së për të dominuar oqeanet e botës” dhe lëvizja e aleancës ushtarake të NATO-s më afër kufijve të Rusisë. /Euronews
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh Nga viti 2027, përfitimet përtej limitit ditor nuk do të rimbursohen - Mbi 30,000 nënshkrime u... -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti? -
Energjia bërthamore do të ishte e dobishme për ekonominë zvicerane -
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji -
Gjeneva diskuton vendosjen e pagesës për hyrje në plazhet publike












