Lajme
Eksporti i grurit nga Ukraina, niset anija e parë
Eksporti i parë që prej fillimit së luftës
Sot, anija e parë që transportonte grurë është nisur nga një port ukrainas, sipas një marrëveshje historike me Rusinë. Zyrtarët turq dhe ukrainas thonë se anija u largua nga porti jugor i Odesa-s herët në mëngjesin e ditës së sotme, përcjell albinfo.ch.
Rusia ka bllokuar portet e Ukrainës që nga muaji shkurt, por të dyja palët ranë dakord për një marrëveshje për të rifilluar dërgesat.
Shpresohet se marrëveshja do të lehtësojë krizën globale të ushqimit dhe do të ulë çmimin e drithit.
Në një deklaratë përpara nisjes së anijes, Turqia tha se anija me flamur të Sierra Leone do të ankorohej në Liban, duke shtuar se dërgesat e mëtejshme ishin planifikuar gjatë javëve të ardhshme.
Qendra e Përbashkët e Koordinimit (JCC) në Stamboll, e krijuar sipas marrëveshjes, tha se anija mbante rreth 26,000 tonë misër dhe pritej të mbërrinte në ujërat turke për inspektim ditën e martë.
“Sot Ukraina, së bashku me partnerët, ndërmerr një hap tjetër për të parandaluar urinë në botë”, shkroi në Facebook ministri i Infrastrukturës së Ukrainës, Alexander Kubrakov.
Marrëveshja e muajit të kaluar u ndërmjetësua nga OKB-ja dhe Turqia dhe u deshën dy muaj për t’u arritur. Kjo marrëveshje parashikohet të zgjasë për 120 ditë. Mund të rinovohet nëse të dyja palët bien dakord.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












