Shqipëri
Shqipëria, ndër destinacionet e para të turistëve italianë
Shqipëria dhe Spanja janë shndërruar këtë verë ndër destinacionet kryesore për italianët, sipas agjencisë italiane të lajmeve, ANSA, që i referohet faqes së njohur turistike eDreams.
Gushti është muaji ”par excellence” i dedikuar pushimeve nga italianët, edhe pse viti 2022 ka shfaqur një preferencë në rritje edhe për muajt e tjerë të verës.
Sipas një analize nga edreams.com, ndër destinacionet më të dëshiruara nga italianët për këto javë janë Katania, e ndjekur nga Tirana dhe Palermo.
Në veçanti, Katania është zgjedhja e parë për udhëtarët që vijnë nga Piemonte, ndërsa Tirana është në krye të preferencave të rezervimit për ata që largohen nga shtatë rajone italiane, Emilia Romanja, Liguria, Marke, Pulia, Toskana, Umbria dhe Veneto.
Qyteti tjetër sicilian në krye, Palermo, është një destinacion pushimi për ata që nisen nga Lazio, Lombardia dhe Marke, ndërsa destinacioni i parë sardenjas në renditje, Olbia, pret para së gjithash udhëtarët që do të nisen nga Veneto.
Por, nga ana tjetër, italianët që nisen nga ishujt e mrekullueshëm kombëtarë, Sicilia dhe Sardenja, ku do të shkojnë në gusht?
Ata zgjedhin mbi të gjitha qytetet historike të artit, një trend që i bashkon me udhëtarët e huaj.
Nga Sardenja nisen mbi të gjitha për në Milano, Romë dhe Napoli.
Nga Sicilia tri destinacionet e para janë Roma, Malta dhe Milano.
Pothuajse gjysma, 46% e italianëve me pushime në gusht, do të udhëtojnë për një periudhë nga 7-13 ditë, 18% do të bëjnë një pushim 5/6 ditësh, ndërsa 11% do të shkëputen për një periudhë më të gjatë, nga 14-20 ditë.
Vizitorët nga jashtë për muajin gusht ishin kryesisht francezë (22%), të ndjekur nga gjermanët (18%) dhe në fund spanjollët (18%). /ATSH
E-Diaspora
-
Vjenë
Suedi: Ekipi “kikiriki” nga Vjena fitoi vendin e parë në konkursin “Kuizi i Diturisë” Siç e dini, “Kikiriki-shqip me fëmijë” është emision gjithëpërfshirës në gjuhën amtarë, ku fëmijët shqiptarë nga...
-
5 monumente të reja në Europë në nder të Heroit Kombëtar
-
Gjuha shqipe forcon integrimin
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Numri i punëtorëve ndërkufitarë në Zvicër është rritur Në fund të marsit, në Zvicër ishin rreth 400,000 mbajtës të lejeve G të punësuar –...
-
Neuchâtel: Një algjerian 29-vjeçar u gjet pa shenja jete, në qeli
-
Kantonet zvicerane me plane për të punësuar më shumë mësues të huaj
-
Bernë: Merret vendimi për gruan e cila vrau kryetarin e bashkisë së Lauterbrunnen pasi e goditi 58 herë me thikë
-
Pse Zvicra subvencionon tarifat vetëm për disa studentë të huaj?