Shqipëria
Shpëtohen dy turistë gjermanë në Tropojë
Turistët, me ndihmën e helikopterit, janë transportuar në spitalin e Tiranës
Pas shumë orësh udhëtimi në këmbë, në zonë të vështirë, punonjësit e Policisë shqiptare bëjnë të mundur gjetjen dhe transportimin disa orë me krahë dhe më pas me helikopter drejt Tiranës, të dy turistëve gjermanë.
Më 04.08.2022, rreth orës 21:00, policia u njoftua se dy shtetas (turistë gjermanë), duke eksploruar zonën e quajtur “Curraj i Epërm”, për shkak të lodhjes dhe errësirës nuk mund të vazhdonin ecjen.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, janë nisur në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët, përcjell albinfo.ch.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, me qëllim ofrimin e ndihmës turistëve, kanë ndërhyrë në këmbë për të kontrolluar zonën.
Pas disa orësh kërkimesh intensive në këmbë, në terrenin e thepisur, kanë bërë të mundur gjetjen e turistëve, në vendin e quajtur “Vashqefen”.
Punonjësit e Policisë fillimisht i nxorën 2 turistët nga terreni i rrezikshëm dhe më pas i kanë transportuar ata deri në vendin ku ishte e mundur ulja e helikopterit.
Më pas turistët, me ndihmën e helikopterit, janë transportuar në spitalin e Tiranës dhe aktualisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin











