Të tjera
Mbi dy mijë civilë të vrarë në zonat ku ka komanduar, Serbia e zgjedh nënkryetar
Kundër emërimit të tij janë deklaruar edhe aktivistë të të drejtave të njeriut në Serbi
Brigada, të cilën e udhëhoqi gjatë luftës, kreu krime të rënda ndaj shqiptarëve në Kosovë. Por, gjenerali i pensionuar tani ka marrë detyrë të re. Bozhidar Deliq është zgjedhur njëri nga shtatë nënkryetarët e Kuvendit të Serbisë.
Jo vetëm në Kosovë pati reagimi për emërimin e tij. Kundër këtij emërimi janë deklaruar edhe aktivistë të të drejtave të njeriut në Serbi.
Sipas Natasha Kandiqit nga Fondi për të Drejtën Humanitare, zgjedhja e Deliqit i përshtatet kornizës politike të vendit.
Kandiq thotë se janë dokumentuar mbi dy mijë civilë të vrarë në zonat ku ka komanduar Deliq.
“Bozhidar Deliq ka qenë në zonën e Prizrenit, Rahovecit, Suharekës, Dragashit. Një numër i madh i krimeve kanë ndodhur në ato komuna. Janë dokumentuar mbi dy mijë civilë të vrarë, janë gjetur mbetje mortore për më shumë se 450 të vrarë. Këto janë arsye të mjaftueshme që prokuroria të merret seriozisht dhe të ngritë aktakuzë, por asgjë nuk ndodh dhe nuk pritet”, ka thënë Kandiq për RTK-në.
Bozhidar Deliq vjen nga grupi i partisë së djathtë NADA. Me herët ka qenë anëtar i Partisë Radikale dhe i Partisë Progresive tê Vuçiqit.
Disa herë ka qenë anëtar i Parlamentit, pasi ne Serbi nuk ka pengesa ligjore për një angazhim të tillë të ish-komandantëve të luftës.
“Deliq ishte me herët nënkryetar i Kuvendit, kështu që rizgjedhja nuk do të thotë asgjë. Por kur e shikon shumicën në pushtet dhe diskursin nacionalist që propagandon ajo, nuk ka rëndësi nëse nënkryetari do të jetë Deliq apo dikush nga partia e Vuçiqit, ose nga Partia Socialiste. Ata do të flasin me të njëjtin zë”, thotë Fillip Shvarm, analist politik në Beograd.
Të dënuar për krime lufte ose ata që ishin komandantët e luftërave, janë pjesë e jetës politike dhe publike në Serbi për një kohë të gjatë.
Edhe pse disa organizata joqeveritare kërkojnë që të ndryshohet praktika e tillë, një ndryshim në qëndrimin zyrtar të Serbisë ndaj luftërave të viteve 90-ta, nuk shihet se mund të ndodhë së shpejti./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 Ekspozita kushtuar Akademik Aganit u organizua nga Konsullata e Kosovës në Cyrih, SHBK “Salih Çekaj” në... -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë
Jeta në Zvicër
-
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” Në ambientet e reja të kompanisë në Basel, Dotax Treuhand GmbH ka shënuar 5-vjetorin e themelimit... -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas













