Lajme
FBI zbarkon në shtëpinë e Trumpit, marrin disa dokumente
Kontrolli thuhet se ka të bëjë me një hetim për mbajtjen e dokumenteve zyrtare nga Trump.
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bën me dije se shtëpia e tij në Florida është bastisur nga FBI-ja dhe se agjentët hapën një kasafortë.
Trump deklaron se shtëpia në Mar-a-Lago në Palm Beach u pushtua për disa orë nga një grup i madh agjentësh të FBI-së.
Mediat amerikane raportojnë se kontrolli lidhet me dokumentet që presidenti mund t’i ketë çuar në Mar-a-Lago pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Avokatja e Trump, Christina Bobb, tha për mediat se disa dokumente ishin sekuestruar gjatë kontrollit.
Përshkallëzimi dramatik i kontrollit të zbatimit të ligjit ndaj Donald Trump vjen ndërsa ai përgatitet për një kandidim të tretë të mundshëm presidencial më 2024.
Ndërkohë që nuk mund të mungonte dhe reagimi i ish-presidentit Trump.
“Këto janë kohë të errëta për kombin tonë. Kam bashkëpunuar me të gjitha agjencitë përkatëse qeveritare dhe kështu që bastisja e paparalajmëruar në shtëpinë time nuk ishte e nevojshme apo e përshtatshme. Një sulm i tillë mund të ndodhë vetëm në vendet e shkatërruara, të botës së tretë. Mjerisht, Amerika tani është bërë një nga ato vende, të korruptuara në një nivel të paparë më parë”, u shpreh ish-presidenti.
E-Diaspora
-
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë Oficeri i Marinës Amerikane me rrënjë shqiptare qëndron në Kosovë... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve
Jeta në Zvicër
-
Tregu organik në Zvicër arrin nivel rekord prej 4.3 miliardë frangash në 2025 Zvicra udhëheq botën në bujqësinë organike... -
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens














