Shqipëria
Shqipëri: Rreth gjysmë milioni vizitorë vetëm në 7 ditët e para të gushtit
Qershori i këtij viti ka rritur për 45 për qind numrin e vzitorëve në Shqipëri, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2021
Shfrat e kësaj rritje janë publikuar nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, transmeton Albnfo.ch.
Në muajin qershor 2021 numri i vizitorëve të huaj ka qenë 604,381, ndërsa në muajin qershor 2022 numri i vizitorëve është rritur me 45 për qind, duke shkuar në 867,056 vizitorë.
Në muajin korrik 2021 numri i vizitorëve të huaj ka qenë 1,158,962, ndërsa në muajin korrik 2022 numri i vizitorëve është rritur me 21.9 për qind, duke shkuar në 1,403,333 vizitorë.
Në datat 1-7 gusht 2021 numri i turistëve ka qenë 411,020, ndërsa në 7 ditët e para të muajit gusht 2022 numri i vizitorëve është rritur me 17.5 për qind, duke shkuar në 482,818 vizitorë.
“Ja si janë rritur vizitorët e huaj të Shqipërisë turistike në muajt qershor e korrik, si edhe në 7 ditët e para të gushtit. Nuk llogariten këtu shtetasit e Kosovës, të cilët prej 1 qershorit hyjnë lirisht pa ndaluar në kufij”, shkroi Rama në Facebook.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












