Lajme
Pas Bernës, edhe në Kreuzlingen: Dy raste të difterisë në Qendrën e Azilit
Testet janë kryer pas rastit që ndodhi në Qendrën Federale të Azilit në Bernë ku, një javë më parë pati raste të difterisë së faringut
Dy raste të difterisë së lëkurës janë konstatuar në Qendrën Federale të Azilit në Kreuzlingen, Kantoni Thurgau, transmeton albinfo.ch.
Banorët e tjerë janë kontrolluar për difteri, raporton portali informativ “FM1Today”. Testet janë kryer pas rastit që ndodhi në Qendrën Federale të Azilit në Bernë ku, një javë më parë pati raste të difterisë së faringut.
Difteria është një sëmundje infektive e shkaktuar nga bakteri Corynebacterium diphtheriae. Ekzistojnë dy lloje të difterisë: difteria respiratore dhe difteria e lëkurës. Vetëm e para është e rrezikshme.
Difteria në Zvicër është zhdukur në vitin 1983
Patogjeni prek kryesisht traktin e sipërm respirator dhe disa lloje të baktereve prodhojnë një toksinë (toksina e difterisë) që mund të çojë në komplikime të rrezikshme dhe dëmtime afatgjatë në sëmundje.
Difteria është e përhapur në mbarë botën, por është zhdukur në Zvicër në vitin 1983, falë vaksinimit masiv të popullatës.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern













