Kosova
Kreu i NATO-s takon Kurtin e Vuçiqin para raundit të ri të bisedimeve
Më 17 gusht Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të mbajë takime të ndara në Bruksel me Kurtin e Vuçiqin.
Një ditë para raundit të ri të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel më 18 gusht të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë do të priten në takime të ndara nga kreu i NATO-s.
Më 17 gusht, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të mbajë takime të ndara në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, përcjell Albinfo.ch.
Sipas njoftimit për media nga aleanca ushtarake e NATO-s, Stoltenberg fillimisht do të takohet me Vuçiqin dhe më pas me Kurtin.
Pas çdo takimi të ndarë janë paraparë të mbahen edhe konferenca për media.
Ky takim me Stoltenbergun do të mbahet tri javë pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, ku serbët lokalë bllokuan rrugët që çojnë në pikëkalimet kufitare – Jarinjë dhe Bërnjak – që lidhin Kosovën dhe Serbinë, për të shprehur kundërshtimin e tyre lidhur me vendimet e Prishtinës për targat dhe dokumentet serbe./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













