Shqipëria
Shtohet fluksi i hyrjeve në Shqipëri, 90 mijë persona regjistrohen gjatë 24 orëve
Policia Kufitare ka marrë masa për shtimin e sporteleve dhe krijimin e lehtësirave ligjore, me qëllim të eliminimit të radhëve të gjata.
Në pikat kufitare të Shqipërisë me Greqinë në Kakavijë dhe Kapshticë vijon fluksi në hyrje. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 90, 000 shqiptarë dhe të huaj, njëkohësisht edhe 23,400 mjete.
Nga Policia Kufitare janë marrë masa për shtimin e sporteleve dhe krijimin e lehtësirave ligjore, me qëllim eliminimin e radhëve të gjata.
Gjithashtu drejtuesit e Policisë Kufitare kanë kontaktuar me homologët e tyre në doganën greke për të shtuar sportelet, me qëllim lehtësimin e radhëve të gjata, raporton tch, përcjell Albinfo.ch.
Policia greke ka shtuar sportelet dhe aktualisht po punohet me sportele të shtuara, në të dyja pikat e kalimit kufitar, shqiptare dhe atë greke, në Kakavijë e Kapshticë.
Fluks ka pasur dhe në pikat e tjera të kalimit kufitar.
Në aeroportin “Nënë Tereza” dhe të Kukësit kanë hyrë rreth 13,500 shtetas shqiptarë dhe të huaj, në Portin e Vlorës dhe të Durrësit kanë hyrë rreth 12,500 shtetas dhe 2 400 mjete, në Muriqan, në Hanin e Hotit, në Morinë, Bllatë dhe në Qafë Thanë kanë hyrë rreth 41,000 shtetas dhe 14,000 automjete.
Në të gjitha pikat e kalimit kufitar janë shtuar sportelet dhe burimet njerëzore. Gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë nga vendi rreth 70,000 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe rreth 21,000 automjete./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin











