Lajme
Gjermani: Policia vret emigrantin 16-vjeçar
Raportohet se rasti i një 16-vjeçari nga Senegali, i cili u qëllua dhe u vra nga policia në Dortmund me automatik “për vetëmbrojtje”, sikurse njoftojnë, ka shkaktuar reagime në Gjermani, përcjell albinfo.ch.
Policia ishte lajmëruar nga një partner i shërbimeve të mirëqenies, duke folur për një refugjat të ri, të pashoqëruar, me sjellje të paqëndrueshme psikologjikisht, i cili mbante një thikë dhe rrezikonte të vriste veten, siç thekson Deutsche Welle.
Në vendngjarje kanë shkuar 11 efektivë të policisë, të cilët fillimisht kanë përdorur sprej piper dhe një taser (armë policie me rrymë elektrike), pa efekt. Tensioni është përshkallëzuar, ku 16-vjeçari ka kërcënuar me thikë policinë. Më pas u dëgjuan gjashtë të shtëna nga një automatik MP 5. Pesë plumba qëlluan për vdekje të riun, i cili u dërgua në spital, por nuk u mbijetoi plagëve të marra.
Oficeri 29-vjeçar që ka qëlluar do të përballet me akuzën e vrasjes nga pakujdesia, por hetimet janë në vijim. Në fakt, brenda pak ditësh kishte pasur tre incidente të ngjashme në Frankfurt, Këln dhe në qytetin Oer-Erkenswick, në Luginën e Ruhrit.
Ngjarja në Dortmund kishte shkaktuar protesta, ku qytetarë dolën në rrugë me parrulla “Vrasës, vrasës”, kundër policisë.
Thomas Feltes, profesor emeritus në Universitetin e Bochum-it, ka dyshime serioze për sjelljen e policisë. Siç shprehet ai për Deutsche Welle-n, “policia në periferitë veriore të Dortmundit nuk është e spikatur për prirjen e saj për t’u qëndruar larg kritereve racore. Herë pas here ka kontrolle me motive racore”, tha ai.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













