Lajme
Ky liqe në Zvicër tani është plotësisht i tharë
Në rrethana normale, liqeni Lac des Brenets ka një thellësi maksimale prej 26 metrash dhe ka një sipërfaqe prej 0.8 kilometrash katrorë
Në të gjithë Evropën, thatësira ekstreme po çon në nivele të ulëta të ujit, transmeton albinfo.ch. Liqeni Lac des Brenets në kufirin zvicerano-francez tashmë është zhdukur plotësisht.
Liqeni në kufirin zvicerano-francez ishte degjeneruar tashmë në një rrjedhë të vogël në fillim të gushtit.
Transporti në liqen qe ndaluar që në korrik për shkak të nivelit të ulët të ujit.
Siç raporton SRF, liqeni ka kërcënuar të thahet plotësisht disa herë gjatë viteve të fundit. Sipas matjeve të Zyrës Federale për Mjedisin, niveli i liqenit ka rënë në masë jashtëzakonisht të madhe shtatë herë, vetëm në vitet e fundit. Edhe në shtator të vitit 2018, ai tashmë ishte tharë plotësisht.
Liqeni kufitar midis Zvicrës dhe Francës ndodhet në Jura, në luginën e lumit Doubs, transmeton albinfo.ch. Në rrethana normale, ai ka një thellësi maksimale prej 26 metrash dhe ka një sipërfaqe prej 0.8 kilometrash katrorë.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike












