Lajme
Puna nga shtëpia mund të kursejë energji në Zvicër
I njohur gjatë kulmit të pandemisë së koronavirusit, modeli i zyrës në shtëpi po diskutohet sërish në disa qarqe, si një masë e kursimit të energjisë, përcjell albinfo.ch.
Premisa është se mos nevoja për të udhëtuar në zyrën fizike do të zvogëlonte varësinë nga karburanti – si për transport, ashtu edhe për ngrohje.
“Aty ku mund të zbatoni zyrën në shtëpi, në mënyrë të tillë që dhoma të tëra apo edhe ndërtesa të mos kenë nevojë të ngrohen, sigurisht që mund të kurseni energji”, sipas Harald Mayr, ekonomist mjedisor në Universitetin e Cyrihut.
Një studim i porositur nga Zyra Federale e Energjisë zbuloi se puna nga shtëpia kursen më pak se 1 për qind të konsumit total të energjisë në Zvicër.
Ndërsa kjo duket si një sasi e vogël, Mayr thotë se ia vlen në disa raste.
“Nga këndvështrimi i një kompanie individuale, kursimet mund të jenë dukshëm më shumë se një për qind”.
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bursa shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një aktivitet solemn... -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat?
Jeta në Zvicër
-
Orteku i borës bllokon rrugën drejt Lötschbergut Bllokim total në Lötschberg pas ortekut... -
Dënohen me nga 15 vjet burg tre shqiptarët në procesin për gjysmë toni kokainë -
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë















