Lajme
Nisen nga Ukraina edhe dy anije të tjera me grurë
Ministria e Mbrojtjes së Turqisë bëri të ditur të shtunën se dy anije të tjera që transportonin drithë janë larguar nga porti ukrainas i Çornomorskut, duke e çuar në 27 numrin total të anijeve që janë larguar nga portet e Detit të Zi të Ukrainës, sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB-ja për eksportin e grurit.
Anijet “Zumrut Ana” dhe “MV Ocean S”, të cilat janë të autorizuara të nisen më 20 gusht, u ngarkuan respektivisht me 6.300 tonë vaj luledielli dhe 25.000 tonë grurë, bëri të ditur qendra e përbashkët e koordinimit, e krijuar, e cila mundëson kalimin e sigurt të anijeve të eksportit nga Ukraina.
Autoriteti ukrainas i porteve detare tha të shtunën se tri porte detare ukrainase kishin filluar të ngarkonin produkte ushqimore në shtatë anije, të cilat do të dërgonin 66.500 tonë grurë, misër dhe vaj luledielli për konsumatorët.
Eksportet e drithërave të Ukrainës u ulën ndjeshëm që nga fillimi i luftës, për shkak se portet e saj në Detin e Zi – një rrugë kryesore për dërgesat – u mbyllën, duke shkaktuar rritjen e çmimet globale të ushqimit dhe duke shkaktuar panik nga mungesat në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme.
Në fund të korrikut, tri porte të Detit të Zi u zhbllokuan sipas një marrëveshjeje midis Moskës dhe Kievit, të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia.
Autoriteti portual tha në Facebook se në portin e Çornomorskut ndodheshin të ankoruar transportuesit Andan Toplak, Filyoz dhe Maranta, ndërsa porti Odesës kishte filluar ngarkimin e anijeve Ganosaya dhe Kubrosli Y.
Autoriteti portual njoftoi se produktet ushqimore me origjinë ukrainase do të dërgohen në Francë, Sudan, Turqi dhe Holandë. Ministri i Infrastrukturës së Ukrainës, Oleksandr Kubrakov, tha të premten se dhjetë anije të tjera mallrash po ngarkoheshin me grurë në portet e Detit të Zi të Ukrainës dhe po përgatiteshin për dërgesë.
Ai tha se 25 anije ishin nisur tashmë nga tri portet e Ukrainës, me 630.000 tonë produkte bujqësore në bord.
E-Diaspora
-
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat? Kryeministri Albin Kurti, gjatë prezantimit të programit të tij qeverisës për mandatin e tretë në Kuvend,... -
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla Një studim i ri tregon se tetë nga dhjetë zviceranë mbështesin ndalimin e telefonave celularë në... -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë -
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në -
Zvicër: Ne ende i duam paratë, por nuk po i përdorim












