Lajme
Kjo kompani sigurimi u jep 10 për qind zbritje grave që heqin dorë nga aborti
Gratë që zgjedhin të mos bëjnë abort, përfitojnë 10 për qind zbritje në primet e sigurimit suplementar nga Helsana. Kjo acarron gratë nga PS
Swissinfo.ch ka publikoi në fundjavë një studim i cili ka bërë që kompania e sigurimit shëndetësor Helsana të pushtohet nga një valë kritikash, transmeton albinfo.ch. Shkak për këtë është bërë bashkëpunimi mes Helsana-s dhe shoqatës kundër abortit “Pro Life”.
Anëtarët e shoqatës, mbi bazë të këtij bashkëpunimi duhet të përfitojnë dhjetë për qind zbritje në primet e sigurimit suplementar. Por, me një kusht: ato duhet të nënshkruajnë një statut në të cilin shprehen se heqin dorë nga aborti.
Kjo ka shkaktuar probleme për PS-në. Kështu, deputetja nacionale e Bernës dhe bashkë-presidentja e grave të PS-së për Zvicër, Tamara Funiciello, e shpreh zemërimin e saj në Twitter. Ajo i referohet një letre të hapur ku kritikonte Helsanën për bashkëpunimin.
Ajo shkruan si vijon: “Duke punuar me Pro Life, ju po mbështesni një lëvizje që po sulmon drejtpërdrejt këtë të drejtë themelore (abortin) dhe bashkë me të shëndetin fizik dhe mendor të grave”.
Në letrën e hapur drejtuar Helsana-s i kërkohet ndërprerja e kontratave me Pro Life dhe ndërprerja e çdo bashkëpunimi.
“Është për të ardhur keq që mbështetësit e abortit” ndjehen të sulmuar, thotë një zëdhënës i Helsana, shkruan blick.ch. Në deklaratën e tij, megjithatë, ai donte të distancohej nga problemi. Janë vendime personale që duhen respektuar, por që nuk ju shqetësojnë.
Helsana gjithashtu argumenton se bëhet fjalë për një marrëveshje kolektive, të zakonshme në këtë sektor, transmeton albinfo.ch.
Përveç kësaj, është shoqata Pro Life, ajo që u kërkon anëtarëve të nënshkruajnë statutin. Helsana nuk ka asnjë lidhje me këtë.
Nuk ka as një qëndrim të përbashkët mes Helsana dhe Pro Life, thekson zëdhënësi.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
St. Gallen ka parkingun më të shtrenjtë në Zvicër Parkimet e reja për motoçikleta shkaktojnë kaos në St. Gallen: 12,000 franga gjoba në 20 ditë... -
Për herë të parë në Zvicër ka më shumë të moshuar se të rinj -
Baseli ul ndjeshëm tarifat për marrjen e shtetësisë zvicerane nga 1 korriku -
Zvicra pritet të sjellë robotë autonomë për pastrimin e rrugëve -
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë












