Lajme
Zvicër: Puna nga shtëpia kursen energjinë elektrike
Ashtu siç ishte në kohë pandemie, puna nga shtëpia po mendohet të jetë sërish një rrugë e duhur, por kësaj here për kurism të energjisë elektrike, përcjell albinfo.ch.
Kjo është ndër masat e supozuara nga Këshilli Federal për të kursyer gazin dhe energjinë elektrike. Reduktimi i furnizimeve ruse, i kombinuar me shkëputjen nga rrjeti të rreth gjysmës së termocentraleve bërthamore franceze dhe thatësirës që ndërlikon prodhimin e sektorit hidroelektrik zviceran.
Zvicra tashmë po e planifikon këtë për zyrtarët e saj dhe gjithashtu rekomandon që autoritetet kantonale dhe komunale të bëjnë të njëjtat reflektime.
Ani pse për sa u përket kursimeve, perspektiva për të punuar nga shtëpia nuk është më aq tërheqëse për punonjësit: do të thotë të rrisin kostot e tyre të energjisë elektrike dhe ngrohjes në një kohë kur kostot janë në rritje.
Për Carlo Sommaruga, president i Shoqatës së Qiramarrësve Zviceranë, do të ishte “një transferim mbi supet e qytetarëve”, i mundur vetëm “me një kontribut (financiar) për të përballuar kostot shtesë”. Për të mos thënë që tashmë popullsia përballet nga njëra anë me inflacionin e lartë për të gjitha mallrat e konsumit dhe, nga ana tjetër me kërkesën për uljen e ngrohjes.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100









