Shqipëria
Durrësi ‘bllokohet’ nga turistët nga Kosova e Maqedonia
Edhe pse janë ditët e fundit të muajit gusht, fluksi i vizitorëve nga Kosova nuk njeh ulje.
Edhe pse janë ditët e fundit të muajit gusht, fluksi i vizitorëve nga Kosova nuk njeh ulje. Megjithë heqjen e kontrollit doganor në kufirin e përbashkët, sërish fluksi i lartë i hyrjeve në Shqipëri gjatë kësaj fundjave ka krijuar radhë të gjata kilometrike.
Blerim Norja, operator turistik në Durrës, tha se ky sezon tregoi se Durrësit është kthyer në një destinacion turistik mjaft të pëlqyer nga turistë të huaj dhe shqiptarë.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tregoi se deri në fund të shtatorit 80 për qind e hoteleve në Durrës janë të rezervuar.
“Ka një fluks rezervimesh ditë e fundit. 2 javët e para të shtatorit nuk kemi vende të lira. Ka një kërkesë të madhe nga vendet e rajonit, Kosovë, Maqedonia e Veriut. Ka një përshtypje shumë të mirë të turistëve për Durrësin, po largohem me përshtypjet më të mira. Kjo tregon se kultura e turizmit është rritur shumë në Durrës; hotelet ofrojnë kushte më të mira. Durrësi po krijon një destinacion shumë të preferuar nga turistët”, tha ai.
Ndërkohë, sipas të dhënave nga autoritetet e policisë kufitare, vetëm gjatë orëve të mëngjesit të së shtunës në Shqipëri nga Kosova kanë hyrë rreth 40 mijë persona.
Ndërsa nga fillimi i muajit gusht e deri tani, numri i personave që janë futur nga Kosova drejt Shqipërisë i kalon 400 mijë vizitorë.
Ashtu si në vitet e kaluara, shtetasit e Kosovës përbëjnë përqindjen më të lartë të vizitorëve që zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet verore./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












