Kuriozitete
Musk shpreson se makinat vetëdrejtuese dalin në treg në fundvit
Udhëheqësi i “Tesla” Elon Musk tha sot se qëllimi i kompanisë së tij është që deri në fund të vitit të përsosë teknologjinë e prodhimit të makinave vetëdrejtuese dhe se shpreson që ato së shpejti të gjenden në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ndoshta dhe në Evropë, në varësi të rregulloreve.
Duke folur në një konferencë energjetike në Norvegji, Musk tha se aktualisht është plotësisht i fokusuar në anijen Starship të kompanisë së tij SpaceX dhe makinat vetë-drejtuese të Teslës, transmeton euronews, përcjell Albinfo.ch.
“Këto janë dy teknologjitë në të cilat jam fokusuar dhe po përpiqem t’i kem gati deri në fund të vitit”, tha Musk.
Kreu i këtyre kompanive më herët tha se bota duhet të vazhdojë me industrinë e naftës dhe gazit, por edhe të vazhdojë me zhvillimin e burimeve të qëndrueshme të energjisë.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026













