Lajme
Gjermania dhe Franca, kundër ndalimit të vizave për rusët
Gjermania dhe Franca janë kundër vendosjes së një ndalimi për lëshimin e vizave për shtetasit rusë për të hyrë në BE.
Këto dy shtete kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët, në të cilën paralajmërojnë se një masë e tillë, për të cilën janë në favor të disa anëtarëve të BE-së, do të ishte joproduktive.
Krerët e diplomacisë së BE-së do të diskutojnë sot në Pragë për temën se çfarë hapash të mëtejshëm duhet të ndërmerren për sanksionimin e Rusisë për agresion ndaj Ukrainës, dhe një prej tyre është vendosja e ndalimit të dhënies së vizave për qytetarët rusë.
“Edhe pse i kuptojmë shqetësimet e disa anëtarëve, nuk duhet të nënvlerësojmë fuqinë e transformimit të përvojës së jetës në një sistem demokratik, veçanërisht për brezat e ardhshëm”, thuhet në dokumentin gjermano-francez.
Këto dy vende theksojnë se politika e vizave duhet të mundësojë kontakte të qytetarëve të BE-së me rusët që nuk janë të lidhur me qeverinë ruse.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji Raporti vëren se 97% e foshnjave në Zvicër ushqehen me gji menjëherë pas lindjes, ndërsa rreth... -
Gjeneva diskuton vendosjen e pagesës për hyrje në plazhet publike -
Vala e fundit e të nxehtit në Zvicër shkaktoi më pak viktima se ajo historike e vitit 2003 -
Fluks i madh udhëtarësh në Aeroportin e Cyrihut, priten deri në 110 mijë pasagjerë -
SwissPass refuzon periudhën shtesë për blerjen e biletës pas nisjes













