Kosova
Përdhunimi i 11-vjeçares, sot protestohet në Tiranë dhe Prishtinë
Abuzimi seksual ndaj një të miture vetëm 11 vjeçe në Kosovë ka tronditur opinionin publik, përcjell albinfo.ch.
Një protestë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave do të mbahet sot në Prishtinë në orën 12:00.
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist do të protestojë me kërkesat për mbrojtje dhe siguri nga shteti për vajzat dhe gratë, me qëllim që të kërkohet drejtësi në mënyrë që dhunuesit ta marrin ndëshkimin e merituar. Protesta do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Një ditë më parë po ashtu u organizua një protestë në Kosovë, ndërsa për rastin e rëndë dha dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.
Në solidaritet me Prishtinën, edhe në Shqipëri shoqëria civile ka paralajmëruar protestë. “Për mbrojtjen e vajzave dhe grave nga dhuna patriarkale”, qytetarët do të mblidhen këtë të mërkurë në sheshin “Nënë Tereza”, në orën 18:30.
11-vjeçarja u përdhunua nga pesë persona teksa kishte dalë në park në një periudhë kohore prej shtatë orësh.
Tre prej të dyshuarve janë të mitur dhe dy të tjerë të moshës madhore, në mesin e tyre edhe E. R., 27 vjeç që ka të ngritur aktakuzë edhe për veprat penale vjedhje e rëndë, vjedhje e pyllit dhe dhunë në familje.
Ndërsa të dyshuarit për përdhunimin e 11-vjeçares janë nën masë të sigurisë, autoritetet japin pak detaje mbi gjendjen e viktimës.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













