Shqipëria
Britania planifikon dëbimin e shqiptarëve emigrantë të paligjshëm
Ministrja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Priti Patel, ka zhvilluar një takim me oficerët e policisë shqiptare të vendosur në Dover, me qëllim zbatimin e planeve të përbashkëta për largimin e emigrantëve shqiptarë që kanë hyrë në këtë vend me gomone.
Përmes një postimi në Twitter, Patel shprehet se ky plan do të trajtojë kriminalitetin e organizuar, migrimin e paligjshëm dhe do të synojë bandat kriminale.
“Dje u takova me Policinë e Shtetit Shqiptar për të zbatuar plane të përbashkëta operacionale për të larguar shqiptarët që kanë hyrë në MB me gomone. Shqipëria është një vend i sigurt dhe i begatë. Ky plan do të trajtojë kriminalitetin e organizuar, migrimin e paligjshëm dhe do të synojë bandat kriminale”, shkruan Pattel.
Disa ditë më parë mediat britanike shkruanin se oficerë të lartë të policisë shqiptare do të vendosen në Dover dhe portet e tjera për të ndihmuar në identifikimin e shqiptarëve, për të hetuar prejardhjen e tyre, duke përfshirë lidhjet kriminale dhe për të ndihmuar Forcat Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar.
Patel zhvilloi më herët bisedime me ministrin Bledi Çuçi për të gjetur se si mund të përshpejtonin deportimin e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë sipas një marrëveshjeje kthimi që ajo nënshkroi me Shqipërinë vitin e kaluar.
Pretendohet se 6.000 nga 23.000 emigrantë që kanë arritur në Mbretërinë e Bashkuar janë nga Shqipëria.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













