Lajme
Studimi që tregon ushqimet kancerogjene
Një ekip i udhëhequr nga studiues nga universitetet amerikane të Tufts dhe Harvard ka zbuluar një lidhje midis konsumit të lartë të ushqimeve shumë të përpunuara dhe një rreziku në rritje të kancerit te meshkujt.
Në një studim të botuar në “British Medical Journal”, shkencëtarët zbuluan se burrat që hanin nivele të larta të ushqimeve ultra të përpunuara kishin një rrezik 29% më të lartë për të zhvilluar kancer në zorrën e trashë sesa burrat që hanin shumë pak nga këto ushqime.
Studimi ka analizuar përgjigjet e më shumë se 200 000 pjesëmarrësve (159 907 gra dhe 46 341 burra) në tre studime të mëdha që vlerësuan dietën e vullnetarëve dhe u kryen për më shumë se 25 vjet. Studiuesit kanë arritur në përfundimin se lidhja më e fortë midis kancerit të zorrës së trashë dhe ushqimeve ultra të përpunuara tek meshkujt vjen nga sallami ose peshku i konservës, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Nga ana tjetër, ekipi i shkencëtarëve ka vërejtur gjithashtu se një konsum më i lartë i pijeve të ëmbla me sheqer, të tilla si pijet joalkoolike, pijet me bazë frutash dhe pijet e ëmbëlsuara me bazë qumështi, lidhet me një rrezik në rritje të kancerit te meshkujt.
Megjithatë, rasti i grave ka qenë i ndryshëm. Nga 159 907 gra që janë ndjekur, ekipi hulumtues ka dokumentuar 1 922 raste të kancerit të zorrës së trashë. Tek meshkujt janë regjistruar 1294 raste mes 46 341 pjesëmarrësve në këtë studim.
Në këtë drejtim, një nga bashkautorët e studimit, Fang Zhang, ka vënë në dukje se konsumimi i ushqimeve të tilla si kosi mund të “kundërshtojë efektin e dëmshëm” të llojeve të tjera të ushqimeve ultra të përpunuara në rastin e grave.
E-Diaspora
-
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh” Një rrëfim për identitetin arbëresh dhe për trashëgiminë shqiptare që vazhdon të jetojë prej shekujsh... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë
Jeta në Zvicër
-
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri Faido, Ticino: Një burrë është në qendër të hetimit në lidhje me rastin. Autoritetet kanë njoftuar... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet













