Lajme
Von der Leyen: Britania e Madhe të vazhdojë të respektojë marrëveshjen e Brexit
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shprehu sot pritshmërinë që Britania e Madhe të respektojë të gjitha aspektet e marrëveshjes së Brexit gjatë mandatit të kryeministres Liz Truss.
“Së bashku ne përballemi me sfida të shumta, nga ndryshimet klimatike deri te pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Unë pres një bashkëpunim konstruktiv, me respekt të plotë për marrëveshjet tona”, tha Von der Leyen në një postim në Twitter.
Sot, Truss mundi ish-ministrin e Financave, Rishi Sunak, në një votim brenda partisë në garën për presidencën e Partisë Konservatore në pushtet.
Ajo do të bëhet kryeministre kur Mbretëresha Elizabeth II ta ftojë të formojë një qeveri të re nesër në një pritje në Kalanë Balmoral në Skoci.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave Kantoni më i shtrenjtë në Zvicër po kërkon më shumë transparencë në tregun e banesave... -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht?













