Kosova
Macron e Scholz kërkuan vendime të vështira në dialog, Kurti komenton letrën e tyre
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se mbështesin interesimin e Gjermanisë dhe Francës për të ndihmuar në procesin e dialogut për marrëveshjen që ka në qendër njohjen reciproke.
“Kosova e kupton rëndësinë e integrimit evropian në zemrën e të cilit për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi, dhe neve në veçanti, ndodhet Gjermania dhe Franca. Andaj, ne e mbështesim faktin që dy shtete kaq të rëndësishme evropiane dhe njohëse të Republikës sonë që nga fillimi do të ndihmojnë ndërmjetësimin e Brukselit për një marrëveshje ligjërisht obligueshme që e ka në qendër njohjen reciproke”, tha ai.
Kreu qeveritar foli edhe për respektimin e plotë të ujdisë për dokumente mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai tha se në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë vlen reciprociteti, por liria e lëvizjes duhet të jetë liri e plotë e lëvizjes, duke nënkuptuar njohjen e dokumenteve të Kosovës edhe në kufijtë e Serbisë me vendet e tjera.
Këtë gjë, Kurti tha se zëvendëskryeministri Bislimi e ka adresuar edhe me ndërmjetësit e dialogut.
“Në pikat kufitare po vlen reciprociteti ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne kemi insistuar për liri të lëvizjes dhe ajo do të nënkuptonte liri të plotë të lëvizjes, pasi liria e cunguar nuk është liri. Këtë gjë, zëvendëskryeministri është duke adresuar edhe me ndërmjetësit. Për në pikat kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pa dyshim që ajo vlen. Veçse unë e kuptoj se nuk mund të kemi liri të cunguar apo të pjesshme të lëvizjes”, shtoi ai.
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik












