Lajme
Erdogan, me një miniturne në Ballkan
Presidenti turk, Erdoganka, ka nisur këtë të martë një minitur treditor në Ballkan. Ai ndalet sot në Bosnjë e Hercegovinë, e më pas në Serbi dhe Kroaci.
Vizita sipas zyrtarëve turq synon të nxisë marrëdhëniet ekonomike. Gjatë vizitës së tij Erdogan pritet të riafirmojë angazhimin e Ankarasë për paqe dhe stabilitet në rajon.
Vitet e fundit, rajoni i Ballkanit është bërë një treg tërheqës për investitorët turq. Rajoni shpesh përshkruhet si porta e Turqisë për në BE, falë vendndodhjes gjeografike.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se për krizën energjetike në Evropë fajtorë janë sanksionet e vendosura nga shtetet evropiane ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Së fundmi Erdogan ka mbajtur raporte të mira pune me presidentin rus, Vladimir Putin, teksa ka tentuar që të qëndrojë neutral sa i përket konfliktit që ka nisur që prej muajit shkurt.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji Raporti vëren se 97% e foshnjave në Zvicër ushqehen me gji menjëherë pas lindjes, ndërsa rreth... -
Gjeneva diskuton vendosjen e pagesës për hyrje në plazhet publike -
Vala e fundit e të nxehtit në Zvicër shkaktoi më pak viktima se ajo historike e vitit 2003 -
Fluks i madh udhëtarësh në Aeroportin e Cyrihut, priten deri në 110 mijë pasagjerë -
SwissPass refuzon periudhën shtesë për blerjen e biletës pas nisjes












