Lajme
Ndëshkohet ‘Google’ nga Gjykata Evropiane
Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka vendosur se gjoba rekord e vendosur nga Brukseli ndaj “Google” duhet të ulet, por jo të hiqet.
Ndëshkimi ndaj gjigantit të teknologjisë ishte dhënë në 2018-n, pasi entet rregullatore e akuzuan atë për konkurrencë jo të ndershme për të ruajtur dominimin në treg.
Në vendimin e saj, Gjykata mbështet qëndrimin e Komisionit Evropian se “Google” vendosi kufizime të paligjshme ndaj prodhuesve të pajisjeve që përdorin “Android” dhe operatorëve të rrjeteve telefonike, në mënyrë që të ruante primatin si motor kërkimi.
Megjithatë, Gjykata me bazë në Luksemburg shtoi se arsyetimi i saj dallonte në disa aspekte nga ai i Komisionit dhe në kuadër të vendimit, ajo reduktoi lehtësisht gjobën nga 4.3 miliardë euro në 4.1 miliardë.
“Google” duhet ende t’i përgjigjet vendimit. Vitin e kaluar kompania deklaroi se vendimi i Komisionit Evropian kishte qenë i pabazë dhe pretendoi se blloku nuk po bënte të njëjtën gjë ndaj rivalit “Apple”, që promovon shërbimet e veta në telefonat celularë.
“Google” tha gjithashtu se përdoruesit e saj mund të shkarkojnë aplikacione rivale me vetëm një klikim dhe nuk janë të detyruar të përdorin produktet e saj./ Euronews
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Fluks i madh udhëtarësh në Aeroportin e Cyrihut, priten deri në 110 mijë pasagjerë Fillimi i pushimeve shkollore në Zvicrën gjermanofolëse ka shkaktuar radhë të gjata, ndërsa Spanja, Portugalia dhe... -
SwissPass refuzon periudhën shtesë për blerjen e biletës pas nisjes -
Shuhet ëndrra zvicerane, Argjentina siguron gjysmëfinalen drejt mbrojtjes së titullit botëror -
Zvicra barazon me Argjentinën, Ndoye mban gjallë ëndrrën helvete -
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut












