Kosova
Kurti fton mjekët e diasporës të kthehen në Kosovë
Shqetësimet e ditëve të fundit për largimin e mjekëve nga Kosova kanë nxitur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti që të thërrasë mjekēt e diasporës për ru kthyer në Kosovë.
‘Ju inkurajoj që të ktheheni dhe të gjeni veten në Kosovë. Mërgimtarë e kemi edhe ministrin Latifi, ai është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Kurti në ceremoninë hapëse të Kongresit të Dytë Klinik të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës.
Fjala e plotë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti:
I nderuar ministër i Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi,
Të nderuar zëvendësministra Gexha-Bunjaku dhe Berisha,
Të nderuar shkëlqesi ambasadorë,
Të nderuar profesionistë shëndetësorë,
Zonja dhe zotërinj,
Kam kënaqësinë të jem me ju për të përshëndetur Kongresin e Dytë të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës.
Asocimi i profesionistëve mjekësorë, në veçanti të atyre me shkallë akademike, siç është ky kolegj i kirurgëve, luan rol të rëndësishëm jo vetëm për sektorin. Rëndësia shtrihet në shumë sfera.
Shëndetësia është edhe praktikë e efikasitet në punën e përditshme, por edhe akademi e shkencë që na i edukon brezat e rinj të profesionistëve e akademikëve. Nesër këta edhe do të jenë në praktikë, edhe do të nxjerrin profesionistë të tjerë të rinj pastaj. E këtu ju kemi të dy këto sfera bashkë, sa i përket fushës së kirurgjisë.
Këtu jeni edhe profesionistë që veprimtarinë tuaj profesionale e ushtroni në vend, edhe të tillë që jeni nga mërgata, kirurgë nga shumë vende të botës që nuk e keni harruar Kosovën dhe jeni prezent sa herë u jepet rasti e keni mundësi: në konferencë, për familje, për punë, për pushim e për bashkëpunime.
Më vjen mirë që po ju takoj në Kosovë, në Prishtinë. Ju inkurajoj që të ktheheni dhe të gjeni veten në Kosovë. Mërgimtarë e kemi edhe ministrin Dr. Latifi, ai është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Niveli akademik është shkenca e ndërgjegjja e secilit profesion. Praktika, në veçanti në kushtet e komercializimit të skajshëm të çdo gjëje, ndonjëherë, e nxjerrë profesionin fisnik të mjekut nga misioni humanitar e i lartësuar që ka.
Për këtë qëllim do të sigurohemi që të kemi sektor shëndetësor publik që është funksional, me ndarje të drejtë me atë privat, si dhe bashkëpunim e plotësim në mes këtyre të dyve.
Meqë shëndetësia është një domen i shtrirë ndër shumë sektorë e instanca, e kemi ngritur Komisionin Ekzekutiv për Shëndetësi, që e kryesoj unë, për të siguruar funksionim normal të sistemit shëndetësor e për t’i hapur rrugë reformës në shëndetësi.
Te Dr. Rifat Latifi e keni edhe kolegun tuaj, por meqë unë jam koleg i tij, më keni edhe mua koleg tuajin. Kemi nevojë për dijen tuaj, për përvojën tuaj, për shkathtësitë tuaja, e kemi nevojë për kulturën tuaj të punës.
Të nderuar të pranishëm,
Më lejoni edhe një herë t’ju përgëzoj dhe t’ju uroj punime të mbara të kongresit.
Ju faleminderit.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












