Lajme
Scholz: Ushtria e Gjermanisë duhet të jetë “më e pajisura” në Evropë
Raportohet se Gjermania është e gatshme të marrë rol udhëheqës në garantimin e sigurisë së Evropës, ka thënë kancelari gjerman, Olaf Scholz. Ai është zotuar për ta bërë ushtrinë e shtetit “më të pajisurën” në kontinent, përcjell albinfo.ch.
Duke e konsideruar Rusinë si “kërcënimin më të madh” të NATO-s, Scholz ka thënë se Evropa duhet të jetë e përgatitur për përballje. “Ne po e bëjmë shumë të qartë: Gjermania është e gatshme të marrë përgjegjësi për sigurinë e kontinentit tonë”, ka thënë ai në një kongres për armët.
“Si shteti më i populluar, me ekonominë më të madhe, dhe si shtet që gjendet në mes të kontinentit, ushtria jonë duhet të jetë gurëthemel i mbrojtjes tonë konvencionale në Evropë, duhet të jetë forca më e pajisur në Evropë”. E përfshirë në dy luftëra botërore, Gjermania shpesh ka qenë e heshtur në skenën botërore, kur është diskutuar për ushtri dhe çështje të tjera ushtarake.
Scholz ka thënë se ushtria gjermane për shumë kohë është angazhuar në “sigurim të ndihmës humanitare, në ofrim të ndihmës pas vërshimeve dhe në përpjekjet për vaksinim kundër pandemisë”.
“Mirëpo ai nuk është misioni kryesor. Qëllimi kryesor është mbrojtja e lirisë në Evropë”.
Lufta e nisur në Ukrainë nga ana e Rusisë ka nxitur Qeverinë e Scholzit që të heqë dorë nga disa politika për mbrojtje dhe çështje të jashtme. Duke e pranuar se “boshllëqet” e ushtrisë, sa u përket kapaciteteve, janë të “mëdha”, Scholz është zotuar se do t’i mbushë ato shpejt.
Disa ditë pas nisjes së luftës në Ukrainë, Scholz ka ndarë 100 miliardë dollarë për avancim të mbrojtjes gjermane. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Nis faza e dytë e mbështetjes zvicerane për Fondin e Ballkanit Perëndimor "Duke bashkuar partnerë dhe aktorë nga i gjithë rajoni, eventi shënoi një hap të rëndësishëm në... -
Sot mbahen raundet e dyta të votimit në Winterthur dhe Cyrih -
Kantoni i Valisit refuzon të publikojë dosjet e Crans-Montana-s -
Zug nuk është më “parajsa” më e mirë tatimore në Zvicër -
Qendrat e qyteteve në Zvicër po ndryshojnë: më pak dyqane, më shumë restorante













