Lajme
1 në 10 pacientë në Zvicër pësojnë dëmtime gjatë qëndrimit në spital
Midis tetë dhe 15 për qind e pacientëve gjithashtu përjetojnë reaksione të padëshiruara nga barnat gjatë qëndrimit të tyre në spital
Njerëzit në Zvicër gëzojnë trajtim të mirë mjekësor – ky është një pohim shabllon që përsëritet vazhdimisht. Por jo gjithçka është kaq e ndritshme, shkruan gazeta në gjuhën frënge “Le Matin Dimanche”, duke cituar një studim të kryer së fundi në një spital zviceran.
Sipas këtij studimi, një në dhjetë pacientë pëson ndonjë dëmtim gjatë një trajtimi mjekësor, transmeton albinfo.ch. Pothuajse gjysma e këtyre rasteve do të mund të shmangeshin.
Midis tetë dhe 15 për qind e pacientëve gjithashtu përjetojnë reaksione të padëshiruara nga barnat gjatë qëndrimit të tyre në spital. Sipas mbikëqyrësit të çmimeve, Stefan Meierhans, “ju paguani çmimin e një Porsche ndërsa merrni një VW”.
Kjo mund të thuhet duke ditur se zvicerani renditet i dyti në botë për sa i përket kostos që paguan për shëndetësi, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Kjo është e kuptueshme, sepse ne duam të kemi mjekësinë kulminante”, shton ai, përcjell albinfo.ch. “Por pikërisht këtu qëndron problemi: mjekësia e shkallës më të lartë duhet të financohet dhe jo gabimet në sistem”, siç ka konstatuar edhe studimi i përmendur.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern














