Lajme
Scholz thotë se Gjermania është e gatshme për rol udhëheqës ushtarak në Evropë
Ai tha se “miqtë dhe partnerët e tyre evropianë nuk duhet ta shohin këtë qëllim si kërcënim”
Gjermania është e gatshme për një rol udhëheqës ushtarak për të garantuar sigurinë e Evropës, deklaroi sot kancelari gjerman, Olaf Scholz.
Duke folur në një konferencë ushtarake në Berlin, Scholz tha se sulmi rus ndaj Ukrainës është një pikë kthese në histori, shkaktoi ndryshim paradigme në çështjet e sigurisë dhe e bëri të nevojshme që Gjermania të forconte ushtrinë e saj.
Ai theksoi se Gjermania është vendi më i populluar dhe ekonomia më e madhe e BE-së, duke argumentuar se forcat e armatosura gjermane (Bundeswehr) duhet të bëhen ushtria “më e pajisur” në Evropë.
“Gjermania është e gatshme të marrë një rol udhëheqës, të marrë përgjegjësinë për sigurinë e kontinentit tonë”, tha Scholz dhe tentoi të bindë vendet fqinje për planet e Berlinit.
E-Diaspora
-
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, ABSM Basel – Instituti i Trajnimit dhe Këshillimit për... -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së
Jeta në Zvicër
-
Në Zvicër do të mbahet referendum për kontrollin e qirave Shoqata Zvicerane e Qiramarrësve ka mbledhur mbi 140 mijë nënshkrime, duke siguruar mbajtjen e një referendumi... -
Në Zvicër bakshishi nuk është detyrim, por mbetet një gjest mirënjohjeje -
Raporti i SECO: Tregu i punës në Zvicër po ndahet mes zviceranëve dhe punëtorëve nga BE-ja -
Shërbimi inteligjent: Rusia mbetet kërcënimi kryesor për sigurinë e Zvicrës -
Zvicër
Zvicra shënon ditën më të nxehtë të qershorit në histori, termometri arrin në 38°C













