Lajme
Dimër në Europë, dëborë në zonat malore
Evropa është goditur nga moti i keq këtë fundjavë, ku prej tre ditësh ndodhet nën pushtetin e shiut, ulja e temperaturave, ndërsa në disa zona malore ka pasur edhe reshje dëbore, përcjell albinfo.ch.
Në veri të Italisë dhe në Kroaci kanë rënë reshjet e para të dëborës.
Është dita e tretë që kur Kroacia u godit nga një mot i ftohtë i ndjekur nga reshje të dendura.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kroacisë, temperatura më e ulët dje u shënua në stacionin matës Zavizhan, ku temperatura në orën 14:00 ka qenë zero gradë.
Kaq ka mjaftuar që kjo majë malore në Velebitin Verior të zbardhet nga bora. Gjatë ditës ra borë edhe në Slloveni, më saktësisht në majën Kredarica.
Një sasi e madhe bore ka rënë në majën e malit Kredaricë, në veriperëndim të Sllovenisë.
Siç shihet edhe në foton e meteo.si, temperatura ka rënë në -4 gradë, për këtë arsye bora ka mbetur në tokë.
Kredarica ndodhet në 2541 metra mbi nivelin e detit, shkruajnë mediat sllovene.
Kujtojmë se ditët e fundit në rajon është shënuar mot i paqëndrueshëm, me reshje të mëdha, të cilat kanë sjellë rënie të menjëhershme të temperaturave të ajrit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












