Kosova
Vasfije Krasniqi dorëhiqet nga pozita e deputetes
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi, ka dhënë dorëheqje nga ky post, për shkak të një trajtimi mjekësor.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka bërë të ditur se për këtë dorëheqje ka njoftuar edhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.
Postimi i saj i plotë:
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Duke qenë se jam në një trajtim mjekësor, dhe si rezultat në këtë fazë të trajtimit më duhet që për çdo muaj të kem vizita të rregullta, dhe përderisa i njëjti mund të zgjasë, mua më vështirësohet, përkatësisht pamundësohet tani dhe ndoshta edhe në të ardhmen realizimi i obligimeve të mia si deputete. Kështu edhe përkundër dëshirës sime që unë të vazhdoj me përfaqësimin tuaj në Kuvend, më duhet t’ ju njoftoj se unë kam vendosur të jap dorëheqje nga pozita e deputetes. Rrjedhimisht për këtë dorëheqje sapo kam njoftuar edhe Kryetarin e Kuvendit, z. Glauk Konnjufca, si dhe Kryesinë e Kuvendit.
Sidoqoftë, ashtu si edhe deri më sot, unë do të vazhdoj angazhimin publik për Kosovën në SHBA, sidomos në Kongresin Amerikan. Si rezultat i këtij angazhimi besoj që së shpejt do të shihen të arriturat e para. Kam besimin e plotë që së bashku me miq, njerëz të vullnetit të mirë, punëtorë e vizionarë, kauza e fitores së drejtësisë në Kosovë do të triumfojë.
Gjithsesi më lejoni të falënderoj Lëvizjen Vetëvendosje për besimin, hapësirën, mbështetjen dhe qasjen ndaj meje, falënderim i veçantë për Kryeministrin e Rebublikës së Kosovës, z. Albin Kurti i cili vërtet ka treguar se është i gatshëm dhe i vendosur që çështjen e krimeve të luftës ta trajtojë seriozisht, nuk duhet harruar as të gjithë përfaqësuesit e zgjedhur në Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilët vërtet treguan se përtej dallimeve politike dhe politikave ditore, mund të mbizotërojë njerëzorja tek secili prej nesh.
E në fund falënderimi më i madh u shkon qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët duke më dhënë besimin, më dhanë edhe mundësinë dhe nderin t’i përfaqësoj në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Me respekt të thellë,
E juaja Vasfije Krasniqi!
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane Pavarësisht javës zyrtare të gjatë të punës, Zvicra mbetet nën mesataren e Evropës... -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht? -
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse














