Kosova
Krizë për anesteziologë dhe infermierë në Kosovë
Mungesat e anesteziologëve dhe të infermierëve janë më të vërejtshmet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe, sipas të gjitha gjasave, ato nuk do të mund të adresohen së shpejti.
Kjo qendër ka dyfish më pak anesteziologë se do të duhej të kishte, përkatësisht 48 – ndërsa, bazuar në nevojat dhe kërkesat, do të duhej të kishte 120.
Arsye për këtë gjendje është largimi i vazhdueshëm i stafit mjekësor nga ky institucion publik i shëndetësisë.
Myziene Kryeziu, anesteziologe, është prej atyre që kanë marrë një vendim të tillë këtë vit. Pas më shumë se 15 vjetësh punë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, Kryeziu është larguar këtë muaj, për të nisur punë në një klinikë private në Prishtinë.
“Nuk kam ikur për shkak të rrogës”, thotë ajo.
“Aq jam lodhur e dërmuar, saqë nuk mundem më… Llogarite të kujdestarosh çdo të tretën ditë, 24 orë në punë”, thotë Kryeziu.
Në kushte normale, një anesteziolog do të kujdestaronte, mesatarisht, një herë në tetë ditë.
Kryeziu e përshkruan gjendjen në QKUK si “krizë”.
“Normalisht që është krizë kur për 700 operacione [në muaj] punojnë 48 anesteziologë”, thotë ajo.
“Jemi ankuar dhe kemi diskutuar në çdo mbledhje, por askush nuk është marrë me ne… Shteti nuk është lodhur me ne për asgjë, për asnjë stimulim”, thotë Kryeziu./Telegrafi
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave













