Lajme
SHBA kërkon sqarim se çfarë ka nënshkruar Serbia me Rusinë
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha të hënën se Shtetet e Bashkuara duan “sqarim nga Serbia se çfarë ka nënshkruar me Rusinë në Nju-Jork”, duke nënvizuar se në këtë periudhë “askush nuk do të duhej të nënshkruante asgjë me Rusinë”.
Të premten ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviç, nënshkroi marrëveshjen për “konsultime” të ndërsjella mbi çështjet e politikës së jashtme me ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov, në margjinat e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku shumica e delegacioneve perëndimore shmangën kryediplomatin rus për shkak të agresionit të Rusisë në Ukrainë.
Njoftimi nxiti kritika të ashpra të një pjese të opozitës në Serbi, por edhe të disa politikanëve të Bashkimit Evropian. Ministri serb Selakoviç u përpoq të dielën të ulë rëndësinë e marrëveshjes, duke thksuar se ajo është “teknike” dhe nuk lidhet me çështjet e sigurisë./VOA
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët “Mbështetja që po marrim nga mërgata jonë është dëshmi se LDK-ja vazhdon të mbetet alternativa e... -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht? -
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët













