Lajme
Rusia, vendi më i korruptuar në botë
Organizata joqeveritare Transparency International me seli në Gjermani e definon korrupsionin si “shpërdorim të pushtetit të besuar për përfitime private”.
Kjo organizatë që përpilon listën e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit, gjithashtu njofton se korrupsioni po nxit krizë globale në demokraci, transmeton Telegrafi.
Rusia është parë si vendi më i korruptuar në botë, sipas U.S. News 2022, analizë kjo e perceptimit, e bërë në 85 vende, ku 17 mijë njerëz nga mbarë bota janë bërë pjesë e sondazhit.
Në sondazh, të anketuarve u është lënë në dorë të vendosin se cilat vende i lidhen me “korrupsionin”.
Këto perceptime ndikojnë në renditjen e vendeve që konsiderohen të hapura për biznes, si dhe renditjen e listës për vendet më të mira për të investuar dhe ato si vendet më të mira për të hapur selinë dhe më transparente.
Sipas US News, Rusia, Irani, Kolumbia, Meksika, Burma, Brazili, Arabia Saudite, Zambia, Bangladeshi dhe Bjellorusia përbëjnë top dhjetëshen e vendeve më të korruptuara./CNN
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












