Lajme
Mbi 120 të vdekur nga përleshjet në stadiumin e futbollit në Indonezi
Të paktën 129 persona kanë vdekur në një rrëmujë të shkaktuar gjatë ndeshjes së futbollit në Indonezi mes “Arema FC” dhe “Persebaya Surabaya”.
Kjo llogaritet si një nga katastrofat më të rënda të stadiumit në botë. E gjitha ndodhi pasi policia përdori gaz lotsjellës ndaj përkrahësve të protestuesve.
Rreth 180 persona të tjerë u plagosën nga përleshjet, kjo pasi ekipi “Arema FC” humbi ndaj rivalëve “Persebaya Surabaya” në provincën East Java.
Shefi i ministrit të Sigurisë së vendit tha se numri i spektatorëve e tejkaloi kapacitetin e stadiumit me rreth 4,000 njerëz.
Presidenti Joko Widodo ka urdhëruar që të gjitha ndeshjet në ligën më të lartë të Indonezisë duhet të ndalen derisa të kryhet një hetim.
Shefi i policisë, Nico Afinta, ka deklaruar se në mesin e të vdekurve janë edhe dy policë, duke shtuar se janë dëmtuar shumë makina të policisë dhe janë sulmuar policë, shkruan BBC.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Fluks i madh udhëtarësh në Aeroportin e Cyrihut, priten deri në 110 mijë pasagjerë Fillimi i pushimeve shkollore në Zvicrën gjermanofolëse ka shkaktuar radhë të gjata, ndërsa Spanja, Portugalia dhe... -
SwissPass refuzon periudhën shtesë për blerjen e biletës pas nisjes -
Shuhet ëndrra zvicerane, Argjentina siguron gjysmëfinalen drejt mbrojtjes së titullit botëror -
Zvicra barazon me Argjentinën, Ndoye mban gjallë ëndrrën helvete -
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut













